Site icon Telegrafi

Hyri në liqe në mot të ftoftë, për të shpëtuar atë që i dukej se ishte një fëmijë (Foto)

James Dowley nga Shropshire e Anglisë, ka kaluar pranë një liqeni ku i është dukur se po mbytet një fëmijë dhe ka hyrë për ta shpëtuar, por e kuptoi se ishte vetëm një kukull.

Derisa po kthehej nga një pjesë malore, ku kishte marrë trupa druri që i shfrytëzon në punëtorinë për mobilie, 28-vjeçari pa skenën dramatike dhe nuk hezitoi që të intervenonte, transmeton Telegrafi.

“Hoqa pantallonat dhe këpucët me shpejtësi, për tu futur në ujë. Nuk e ndjeva shumë të ftohtin, pastaj u nxeha kur kuptova që jam mashtruar”, ka shkruar Dowley në fotografinë e postuar.

Kukulla që iu duk si fëmijë

Ai po udhëtonte së bashku me të atin, i cili gjithashtu kishte menduar që në ujë është një fëmijë dhe e inkurajoi të hynte për ta shpëtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version