Hyri në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19, arrestohet një person nga Maqedonia

Një shqiptar, shtetas i Maqedonisë është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për COVID-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































