LAJMI I FUNDIT:

Hyri me adoleshenten në det, e la të mbytur dhe doli në breg të Velipojës

Hyri me adoleshenten në det, e la të mbytur dhe doli në breg të Velipojës

Zbulohen detaje nga ngjarja në Velipojë. Rreth orës 14:00 të 19 gushtit Indrit Bajraktari së bashku me adoleshenten 17 vjeçare kanë hyrë në det me motor uji që e kishin marrë me qira në zonën e Vilunit.

Dy orë e gjysmë më pas djali, i cili kishte vite që jetonte në Angli dhe ishte kthyer për pushime ka dalë në breg të detit i vetëm pa motorin e ujit dhe pa vajzën.

Fillimisht kanë qenë vetë pronarët e motorit të ujit që kanë nisur kërkimet për mjetin e tyre pasi kishte kaluar orari i caktuar i marrjes me qira.


Më pas është konstatuar që 25 vjeçari ka dalë në breg ndërsa vajza jo. Ndërsa një peshkatar gjeti trupin e pajetë të adoleshentes në ujë, 700-800 metra larg bregut.

Policia së bashku me prokuroren e çështjes kanë konstatuar shenja në trupin e vajzës nga Burreli me banim në Tiranë.

Policia njoftoi sot arrestimin e 25 vjeçarit, emigrant në Angli dhe që ndodhej në Velipojë me pushime.

Në dëshminë e tij dhënë në polici ka dëshmuar se mjeti ka pësuar defekt dhe është hedhur në ujë për tu kthyer në breg, ndërsa vajza është rrëzuar dhe sipasojë e goditjes së motorit vajza ka humbur jetën.

Por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin detajet dhe dinamikën e ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori