LAJMI I FUNDIT:

Hyland: Femra të fuqizohet në vendimmarrje

Hyland: Femra të fuqizohet në vendimmarrje

E ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka thënë se pozita e femrës duhet të fuqizohet në vendimmarrje dhe të sigurohet qasje e saj e barabartë në shoqëri.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë inaugurimit të Shoqatës së Grave në sektorin energjetik të Kosovë.

Hyland me këtë rast iu bëri thirrje grave që të ngritin zërin e tyre dhe të jenë avokat i vetvetes.


“Siç e dini të gjithë, gratë janë të nën përfaqësuara në sektorin e energjisë në Kosovë dhe në botë, por ne duhet ta ndryshojmë këtë. Ne mund të ndihmojmë për të sjellë gra të talentuara në fuqinë punëtore të sektorit të energjisë, për t’i fuqizuar ato si vendimmarrëse dhe të sigurojmë se ato kanë qasje të barabartë në shkollim, avancim dhe zhvillim profesional”, tha Hyland.

Ndërsa, kryeshefi ekzektuv i KOSTT-it, Mustafë Hasani tha se në këtë institucion rreth 15% e ekipit janë femra, të cilat kryesisht kanë pozita menaxheriale.

“Pra, ka diku rreth 15% femra që janë të punësuara në KOSTT, 14% prej tyre me ngritje të lartë superiore, 4 % me përgatitje të mesme, pozita të mira menaxheriale prej të gjithë drejtorëve dy drejtorë të departamenteve janë femra, një numër i madh i menaxhereve”, ka thënë Hasani.

Për më tepër Hasani është zotuar se KOSTT do të jetë në përkrahje të femrave në iniciativën që kanë marr për krijimin e Shoqatës së Grave në sektorin energjetik të Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie e ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka ndarë certifikata për anëtaret themeluese të SHGSEK-së.

Në këtë ceremoni janë bërë edhe dy prezantime, të cilat kanë shpalosur synimet e Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori