Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vendosur një flamur me mbishkrimin NOA tek ulësja në Kuvend e Albin Kurtit.
Bajrami nga foltorja e Kuvendit bëri disa kritika ndaj Kurtit
"Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin uq e zi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë. Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze. Që katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm. Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më. Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”.
Ndryshe, NOA është një nga furnizuesit e licencuar për energjinë elektrike dhe ka qenë ndër kompanitë me qarkullimin më të madh në Kosovë gjatë vitit 2024.
Kuvendi i Kosovës sot dështoi sërish të konstituohet, duke shënuar dështimin e 48-të./Telegrafi/

















































