Hungaria beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën – dhe në vend të kësaj duhet t’i ofrojë asaj një lloj “partneriteti të privilegjuar”.
Qëndrimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij.
Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, tha se Kievi nuk ishte ende i përshtatshëm për anëtarësim dhe mund të sjellë konfliktin në bllok.
Vendet e Unionit do të vendosin muajin e ardhshëm nëse do të pranojnë një rekomandim nga Komisioni i BE-së që ta ftojë Kievin për bisedime pasi të përmbushë kushtet e pazgjidhura. Ai kërkon mbështetjen nga të 27 shtetet anëtare.
Ministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian beson se vendi do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë ndaj ofertës së saj, raporton skynews.
“Çdo vend që merr një vendim të ndërgjegjshëm politik, para së gjithash, për të bllokuar vendimin në lidhje me Ukrainën, do të gjejë një arsye [për ta bërë këtë]”, tha Olha Stefanishyna.
Ndryshe, në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, u miratua paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.
Për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces. Raportet u miratuan për gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Po ashtu, Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ende ka statusin e vendit kandidat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë