LAJMI I FUNDIT:

​Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

​Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze dhe zëvendësshefin e misionit, Béla Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.

Në njoftim thuhet se ambasadori hungarez potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian.

Ambasadori Bencze, bëri të ditur që shteti Hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.


Ndërkaq, Selmanaj falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejtë integrimit evropian. /Telegrafi/