Hungaria ka dërguar policë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të ndihmuar Milorad Dodikun të largohet nga vendi në rast arrestimi, shkruan media zvicerane Schweizer Fernsehen (SRF).
“Me mbështetje për Dodikun, veprojmë si kundërpeshë ndaj Perëndimit që po ushtron presion mbi të”, ka thënë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Levente Madar, për SRF.
Ai nuk sheh problem në kërcënimet e vazhdueshme të Dodikut për shkëputje, të cilat destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Përkundrazi, ai mendon se Perëndimi “me politikën e tij në fakt po i shtyn drejt ndarjes serbët e Bosnjës”.
Në ditën kur u dha vendimi i shkallës së parë për Milorad Dodikun në muajin shkurt, rreth 70 oficerë hungarezë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zyrtarisht, ata duhej të merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët me policinë e Republikës Serbe. Megjithatë, SRF shkruan se misioni i tyre real ishte ndihma ndaj Dodikut për të ikur, nëse Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëshonte urdhër-arrestin.
Zv/ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Levente Mađar, ka konfirmuar për Schweizer Fernsehen praninë e policëve hungarezë në Bosnjë dhe Hercegovinë, por i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato “shaka”. Media zvicerane shkruan se në momentin e qëndrimit të policëve hungarezë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Dodik nuk kishte një urdhër-arresti të lëshuar, prandaj ikja nuk ishte e nevojshme. Megjithatë, situata ka ndryshuar më pas.
Pas vendimit, Dodik ka miratuar një sërë dekretesh që u vlerësuan si përpjekje për të minuar institucionet shtetërore. Kur autoritetet u përpoqën ta thërrisnin për dëshmi, ai refuzoi të bashkëpunonte, çka çoi në lëshimin e një urdhri arresti për të, kujton SRF.
Kujtojmë se lidhja e Hungarisë me politikanët që ikin nga drejtësia nuk është diçka e re. Shembulli më i njohur është rasti i Nikolla Gruevskit, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, i cili në nëntor të vitit 2018 iku nga vendi me ndihmën e diplomatëve dhe shërbimeve sekrete hungareze. Në atë kohë, pavarësisht urdhrit të lëshuar për arrestimin e tij, ai kaloi shumë kufij shtetërorë duke përdorur vetura diplomatike dhe arriti në Hungari, dhe sipas ish-kryeministrit Zoran Zaev, ai ka kaluar edhe në bagazhin e veturës.
Kur ai gjeti strehë në Hungari, qeveria i dha azil Viktor Orbanit.
Rasti i Gruevskit nuk ishte i vetmi. Në vitin 2024, ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u strehua në ambasadën hungareze në Brazil, duke pasur frikë nga arrestimi pas konfiskimit të pasaportës së tij. Gjithashtu, politikanin polak, Marcin Romanowski, i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pozitat e tij, iku në Hungari dhe atje mori mbrojtje.
Edhe pse Dodik ka thënë më parë se nuk do të ikë, Hungaria ka dalë si një strehë e sigurt për liderët që ikin nga proceset gjyqësore. Nëse situata në Bosnjë dhe Hercegovinë do të eskalonte dhe nëse Dodik do të vlerësonte se i kërcënohet arrestimi, nuk do të ishte e pamundur të imagjinohej një skenar i ngjashëm me atë të Gruevskit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtetasja amerikane e lindur në SHBA është urdhëruar të largohet nga vendi

Një grimcë truri, një univers lidhjesh - harta e parë 3D që sfidon shkencën

Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni

Kalifornia do ta padit Trumpin

Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër

Amerika e Veriut po pret një përmbytje tregtare shkaku i tarifave të Trumpit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura