Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim ndërmjet dy vendeve përmes promovimit të mobilitetit në arsimin e lartë.
Në këtë drejtim, ministrat Bajrami dhe Szijjarto kanë nënshkruar një Program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor, sipas të cilit shteti hungarez ofron 50 bursa për studentët kosovarë, prej të cilave 25 bursa për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës.
Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë e Hungarisë dhe Ministrin Szijjarto për mbështetjen e madhe që po i japin të rinjve tanë me rastin e ndarjes së këtyre bursave, ndërkaq tha se, ky kontribut financiar do të arsyetohet me punë të mirë të studentëve dhe sjelljen e përvojave tyre në Kosovë.
Ministri Bajrami tha se, mbështetja e Qeverisë hungareze për arsimin e lartë është vazhdimësi e një bashkëpunimi, si një mundësi e shkëlqyeshme që studentët tanë të marrin studime të avancuara në universitetet hungareze.
“Marrëveshja që sapo nënshkruam nënkupton që në vitin e ardhshëm akademik do të dërgojmë 25 studentë të nivelit BA, 20 të nivelit MA dhe 5 studentë të nivelit PhD. Shumica e studentëve do të jenë në fusha aplikative, sidomos në fusha të agrokulturës, duke pasur parasysh që Hungaria është një vend lider në Bashkimin Evropian sa i përket zhvillimit të bujqësisë, por edhe lider në përgatitjen e kuadrove për agrokulturë”, theksoi ministri Bajrami.
Duke folur për marrëveshjen e nënshkruar, ministri Bajrami po ashtu tha se, nënshkrimi i saj është edhe një hap drejt trasimit të një miqësie të përhershme që po krijojmë mes dy shteteve, për të ardhmen e përbashkët evropiane, ku investimi në studentë është invesimi më i mirë që bëhet për vendin.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se në kuadër të agjendës për thellimin e marrëdhënieve në mes të Hungarisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet i lartë është edhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë.
Ministri hungarez po ashtu vlerësoi se, fusha e bujqësisë dhe teknologjisë janë ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, andaj mirëpresin studentët kosovarë si një ndihmesë e Hungarisë në ndërtimin e demokracisë së shtetit tuaj.
“Baza më e mirë me të cilën mund të ngritet ky bashkëpunim është kontakti mes njerëzve dhe zakonisht ky kontakt fillon mes të rinjve. Për këtë arsye edhe kemi marrë vendimin që të ndajmë 50 bursa për studentët e Kosovës, të cilat financohen plotësisht nga shteti i Hungarisë dhe do të donim që këtë program të vazhdonim për një periudhë afatgjatë”, është shprehur ministri Szijjarto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës