LAJMI I FUNDIT:

Hungaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian

Hungaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian

Hungaria është e gatshme të vazhdojë m​mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian, ka theksuar ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, gjatë takimit që pati me kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi  atë për të arriturat dhe sfidat me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve.

Kryetarja e Komisionit gjithashtu e falënderoi ambasadorin edhe për bashkëpunimin parlamentar lidhur me ndihmën nëpërmjet ekspertëve të integrimeve evropiane në kuadër të Projektit të Binjakëzimit.


Ndërsa, ambasadori Markusz tha se Hungaria është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Markusz, po ashtu vlerësoi edhe rolin e Komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht  lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së agjendës për reforma evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori