LAJMI I FUNDIT:

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina Jerliu dhe kryetarit Venhar Salihu, vazhdon, pas një serë akuzash mes tyre, ish-administratorja ankohet për gjuhën që përdorte kryetari Salihu gjatë takimeve me të.

Në këtë rast kjo mbështetet nga një audio-incizim.

“Gjatë bisedës që ka bërtite, qatë kohë qatë ditë që isha me nënkryetarin dhe me dy udhëheqëset e divizionit edhe atë ditë ka vjelle zi e terr që problemi qenka të administratorja dhe me m’ba mu thjeshtë presion e ka goditë tavolinën. Në tavolinë ka qenë një xham diku 2 centimetra edhe e ka goditë aq fortë, mu ka drejtu mu edhe thotë ti administratore i ke krejt fajet në këtë gjykatë. E ka thy në dy pjesë atëherë e pash që nuk muj, nuk mujta me u përmbajtje kam fillu me qa edhe jam çu prej zyrës po du me dal, tha kthehu e mos u bon viktimë, tha se mendojnë që njerëzit edhe punëtorët se ku me ditë shka të kom bo unë ty”, rrëfen ajo.


Biseda nga audio-incizimi:

Salihu: Po çfarë motivi i ke dhënë për 6 vjet bre, çfarë motivi, s’ta ka rras kërkush i madhë e i vogël, të kanë hi e  kanë dal kur kanë dashtë i ke dhanë motiv, nuk ke pas kurnifarë autoriteti, kurnifarë seni, ta kanë bë rrafsh si kurgjo hiq. Ka tri javë, katër javë i ke koqit punët, po s’është në rregull, se nuk është momentumi se ti nuk merr vesh kurgjo, ti edhe 4 muaj i këqyrë dhe nuk merr vesh kurgjë…”

Salihu: Çfarë auditori me atë send, ku ka auditori për atë send, hë çka ka lidhje auditori?

Jerliu: Hanez na del neve kjo?

Salihu: Hë çka del ajo, pse del, pse nuk e ke mshel me vaktë”.

Jerliu: Po nuk e kam mshel.

Salihu: Pse, sigurisht Ramizi të ka bë presion, nuk të ka lënë mi kry punët e tua, Valbona tu ka përzu”.

Jerliu:Godit bre kryetar, godit, godit çka dush.

Salihu: Jo, jo duhesh me kon e sinqert.

Jerliu: E ke mundësinë kryetar, godit, godit.

Salihu: Çka me godit?

Jerliu: Se ti nuk ke lënë gjë pa më thënë, ani bre kryetar.

Salihu: Oj administratore qikjo osht’ problem që nuk e ke çmuar këtë drejtpërdrejtshmërinë teme, se me të godit unë n’të rafte më në mend mu çu ti, n’të raft mend mu çu najkund. 

Jerliu: Nuk mundesh ti bash në atë masë se në fund të fundit edhe unë kam familje.

Salihu: Çka ka të bëjë kjo me familje, s’ka ka të bëjë kjo me familje, çka ka të bëjë, pse a mirë po të duket që e ke pru burrin në atë pozicion a, në atë gjendje me ardhë me ta qite përjashta a?

Jerliu:Po, ani faleminderit shumë.

Salihu: Po qysh, po pse.

Jerliu: Po mire ja ke bë, se ke pi kafe me të, bashkë me të, kur je njeri me kërkuar raporte ndër njerëzore.

Salihu: Çfarë ka lidhje, çfarë raporte mund me kërku, mund me kërku me ty, mos u gut, mos u gut, mos u gut.

Jerliu: Po unë kam shkuar te neuropsikiatri, ai ka kërkuar ndihmë, çka ishte gruja jem tu gabu që ma keni bë gruan ashtu.

Salihu: Qysh more po gruan tonde jam t’u e lut qe 6 muaj ditë, jam t’u e lut gruan tonde sen s’jam t’u i be, as inati s’ja kom.

Jerliu:Qysh bre, kryetar me thua të shtrydhi si limon?

Salihu: Për çka, për çka, hundë të kom thonë t’i thej jo të shtrydhi si limon, e ke gabim”.

Akuzat mes ish-administratores dhe kryetarit të gjykatës së Gjilanit u bënë subjekt i hetimeve të Prokurorisë Specilale
Lexo po ashtu Akuzat mes ish-administratores dhe kryetarit të gjykatës së Gjilanit u bënë subjekt i hetimeve të Prokurorisë Specilale

I pari i gjykatës në Gjilan thotë se nuk i kujtohet të ketë përdorur një gjuhë të tillë

“Mua nuk me kujtohet që i kam thënë apo ta kem përdorur një gjuhë të tillë, pasi që në etiketimin tim nuk është, por as ndaj këtyre dy zyrtarëve apo ish-administratores, por as ndaj personit tjetër, por nëse eventualisht e pasna përdor kjo, ka qenë çështje për llogaridhënie pasi që fjalët apo kërkesat e vazhdueshme për punë për disiplinë nuk kanë hasur edhe në kuptim figurativ kom mujt me përdor një terminologji të tillë nëse e kam përdorur”, ka thënë Salihu. /Betimi per Drejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori