Hummels nuk do të luajë kundër Realit

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels, është lënduar në stërvitje dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridi.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në njërin nga shtyllat e mbrojtjes për sfidën që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Mbrojtësi gjerman është larguar në mes të seancës stërvitore të dielën, pas një goditje në këmbë dhe më pas u vizitua nga mjekët.
Përmes një njoftimi në Twitter, lojtari ka njoftuar që nuk do të mund të luajë në duelin ndaj Realit.
“Jam shumë i mërzitur që do të mungoj për së paku në dy ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar Hummels. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































