LAJMI I FUNDIT:

Hummels afër rikthimit të bujshëm te Dortmundi

Hummels afër rikthimit të bujshëm te Dortmundi
Mats Hummels. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Mats Hummels mund ta bëjë një rikthim të befasishëm te Borussia Dortmund.

Mbrojtësi gjerman ka tri vite që iu bashkua Bayernit nga Dortmund për 35 milionë euro.

Në fakt ka qenë një rikthim i Hummels te Bayerni, pasi qendërmbrojtësi gjerman është një bavarez që hapat e parë në karrierën e tij i ka marrë pikërisht tek kampioni aktual gjerman.


Pasi nuk kishte hapësira te Bayerni, Hummels iu bashkua Dortmundit në vitin 2008 ku qëndroi për tetë vite në ‘Westfalen stadion’.

Mats Hummels sa ishte pjesë e Dortmundit. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images For MAN)

Por tani pas 118 ndeshjeve zyrtare me Bayernin në tri vitet e fundit, mbrojtësi gjerman nuk do të vazhdoj më në Allianz Arena.

E ardhmja e tij duket larg Munichut dhe sipas Sport Bild, Borussia Dortmund po synon ta rikthejë atë në skuadër.

Rikthimi i 30-vjeçarit pritet t’i kushtojë Dortmundit rreth 20 milionë euro.

Për Hummels ka pasur interesime edhe nga skuadra tjera evropiane, por dëshira e tij është të qëndrojë në Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori