Kosova ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 88-83 ndaj Rumanisë në Arena Antonio Alexe.

Sfida ku ishin mbledhur shumë shikues vendas, e pa ekipin e Kosovës me të gjithë lojtarët vendorë.


Dy fraksionet e para ishin më të barabartë, ku në fund të pjesës së parë Kosova shkoi me vetëm dy pikë disavantazh.

Në çerekun e tretë rumunët krijuan epërsi prej tetë pikësh, dhe në fund Kosova falë Dardan Berishës dhe tresheve të tij ishte afër të shkaktonte befasi.

kosova 2 3

Në fund Kosova humbi me pesë pikë epërsi duke u treguar e fuqishme me të gjithë lojtarët vendorë.

Më i miri ishte Lis Shoshi me 29 pikë e 18 kërcime, pasuar nga Dardan Berisha me 24 pikë dhe Gëzim Morina me 22 pikë.

Kosova kështu shënon humbjen e dytë në para-kualifikime, duke u mposhtur edhe nga Rumania pasi u mposht nga Maqedonia. /Telegrafi/

telegrafi sport app