Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner, pasi trajneri i deritanishëm, Xhengis Rexhepi është shkarkuar.

Humbja e fundit nga Vushtrria në Ligën e Parë ka bërë që drejtuesit e klubit gjakovar të marrin vendim për shkarkimin e trajnerit.


Ka qenë faqja zyrtare e Vëllaznimit që ka njoftuar se kontrata me Rexhepin është ndërprerë.

Pas 17 ndeshjeve në Ligën e Parë, Vëllaznimi zë pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë, katër më pak se lideri Vushtrria.

Njoftimi i plotë nga klubi gjakovar:

Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi

.Kryetrajnerin Rexhepi e falënderojmë për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij

.Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.Me respekt KF Vëllaznimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app