Një nënë ka arritur të humb më shumë se 38 kilogram, vetëm atëherë kur filloi të frikësohet se mbipesha mund t’i shkaktoj vdekjen e parakohshme, sikurse që i kishte ndodhur edhe nënës së saj.

Nëna e Sarah Robinson, Anne, kishte luftuar me vite për të humbur kilogramët e tepërt. Ajo kishte fituar nga mjekët epitetin e një personi obez dhe për shkak të këtij faktori ajo u diagnostifikua me diabet, dhe më vonë filluan t’i shfaqen edhe problemet me zemër dhe mushkëri, transmeton Telegrafi.


Pesha 4

Ajo kishte ndërruar jetë në vitin 2015 si rezultat i problemeve të shumta që i kishte me mbi peshë, dhe në moshën 62-vjeçe ajo vdiq e trashë plotë 266 kilogramë.

Në kohën kur vdiq nëna e saj, Sarah gjithashtu filloi të shtoi në peshë, gjë që ajo besonte se ishte për shkak të varshmërisë dhe konsumimit të tepërt të koka kolës.

Pesha 5

Por në momentin që filloi të brengoset se mund ta përcjellë fati i njëjtë me atë të nënës së saj, Sarah vendosi të heq dorë nga alkooli dhe ushqimi i yndyrshëm, dhe kështu riktheu linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithmonë.

Pesha 1

Kjo ishte dieta e Sarah para se të dobësohej:

Mëngjes: Asgjë:

Drekë: Djathë, sandviç ose McDonald’s

Darkë: Pica ose pulë të pjekur me patatina

Dhe kjo është dieta e Sarah pasi humbi peshën e tepërt:

Mëngjes: Banane

Drekë: Sallatë ose sandviç, jogurt

Darkë: Pulë ose peshk. /Telegrafi/