Një person ka humbur jetën në Prevallë të Prizrenit derisa duke shëtitur kishte rënë në humnerë.

Rasti ka ndodhur sot, kurse viktima kishte rënë aksidentalisht në humnerë.


Lajmin për vdekjen e të riut për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes...Ekipi i mjekëve pas orës 16:00 e kanë konfirmuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Osmanollaj.

Policia është në vendngjarje derisa është duke u punuar për identifikimin e të riut dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Jo zyrtarisht Telegrafi mëson se viktima është nga Komuna e Kaçanikut./Telegrafi/