LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit

Humb jetën një person në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit

Një 35 vjeçar gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit, i cili pas kërcimit Liqenin e Ohrit ka goditur kokën në gurë nënujor.

Në orën 20:00 është denoncuar se në Ohër në plazhin ‘Lagadin’, D.L nga Shën Nikolla ka kërcyer në liqen dhe me kokë ka goditur në gurë që është gjendur në ujë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga lëndimet e marra, gjatë bartjes për në spital, personi D.L ka humbur jetën.


Siç njofton MPB, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/