LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person në Bjeshkët e Deçanit, policia jep detajet

Humb jetën një person në Bjeshkët e Deçanit, policia jep detajet

Një person ka humbur jetën në Bjeshkët e Deçanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

Familjarët e viktimës raportuan se ai kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer mbrëmë në orët e vona, duke ngritur alarmin dhe nisur një operacion kërkimi.


Pas një kërkimi intensiv nga policia dhe shoqatat e specializuara, trupi i pajetë i viktimës u gjet rreth orës 6:00 të mëngjesit. Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të gjetur personin e humbur, por fatkeqësisht, përpjekjet e tyre rezultuan me zbulimin e një trupi të pajetë.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes arriti edhe prokurori, i cili, pas shqyrtimit të rrethanave, vendosi që trupi i pajetë të dërgohej për obduksion. Ky veprim është ndërmarrë për të përcaktuar shkaqet e saktë të vdekjes dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

Rasti ka ngjallur shqetësim të madh në komunitet dhe ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia e masave të sigurisë gjatë aktiviteteve në zonat malore. Banorët dhe vizitorët janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme kur ndërmarrin udhëtime në zona të izoluara apo me kushte të vështira terreni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Lajme
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Politikë
“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

Lajme
Mustafi: Shqiptarët e Luginës të kënaqur të bëhen pjesë e FSK-së e assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

Mustafi: Shqiptarët e Luginës të kënaqur të bëhen pjesë e FSK-së e assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

Lugina
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Lajme
Kalo në kategori