Një fëmijë 9-vjeçar është raportuar i zhdukur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij. Fëmija quhet Fatos Jakupi.


Telegrafi ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili tha se ende po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Nëse keni ndonjë informacion ose e keni parë, ju lutemi kontaktoni menjëherë në numrin: 044 186 889.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.