Callum Hudson-Odoi pritet t’i befasojë të gjithë me rikthimin në skuadrën e parë të Chelseat, pas lëndimit që pësoi në sezonin e kaluar.

Talenti anglez kishte pësuar lëndim në thembër në fund të sezonit 2018/19, derisa tani raportohet se ai pritet të rikthehet në muajin shtator.


Anësori 18-vjeçar pritej të mungonte deri në gjashtë muaj te skuadra londineze, mirëpo Frank Lampard deklarojë se lojtari do të mungojë vetëm pesë muaj që nga prilli.

callum Hudson Odoi

“Ai (Hudson-Odoi) është stërvitur me skuadrën U-23 në dy javët e kaluar dhe duke mirë. Do të jetë një periudhë ku do të punojmë për ta rikthyer kondicionin”, ka thënë trajneri i Chelseat.

“Rikthimi nga lëndimi duket i mirë, gjë që është një lajm i mirë për ne. Ai duhet të punojë më shumë në punën e kondicionit dhe të jetë i gatshëm që të rikthehet në skuadër”, ka shtuar më tej Lampard.

Hudson-Odoi shihet si zëvendësues ideal i Eden Hazardit që kalojë në këtë verë te Real Madridi, e që strategu i The Blues pret shumë nga ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app