Hudhet eksploviz para hyrjes së shtepisë në Saraj të Shkupit

Një eksploviz ishte aktivizuar mbrëmë gjysëm ore para mesnate në Saraj, prej nga u dëmtuan një pjesë e shtëpisë dhe vetura e pronarit. Fatmirësisht, në incidentin e mbrëmshëm nuk pati persona të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve nga MPB për AIM, lajmërimin në polici e bëri pronari i shtëpisë M.D nga fshati Saraj në orën 23:40. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer SPB Shkup si dhe sektori për antiterrorizëm.
Deri tani nuk ka informacion se kush dhe përse e ka hudhur eksplovizin në oborr por policia është duke hetuar rastin në tërësi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































