Huddersfield merr një pikë të madhe në udhëtim te Man City

Manchester City dhe Huddersfiled Town kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit o dominua e gjitha nga vendasit e Cityt, të cilët disa herë tentuat ta gjejnë golin e epërsisë, por pa arritur ta gjejnë atë.
Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Florent Hadergjonajt (12') dhe Kevin de Bruyne (13'), por asnjëri se gjeti portën.

Në pjesën e dytë, gjithashtu ishte City që dominoi dhe menaxhoi lojën, por Huddersfiled ishte mbyllur mirë mbrapa dhe nuk lejonte hapësira.
Pas 90 minutave lojë ndeshje përfundoi 0-0- dhe mysafirët arritën të marrin një pikë të madhe në luftën për mbijetesë.
Pas këtij barazimi, City në vend të parë ka plot 94 pikë, ndërsa Huddersfieldi zë pozitën e 16-të me 36 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presion Brightonin, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Chelsea. /Telegrafi/



















































