Huddersfield - Man Utd, formacionet zyrtare

Huddersfield dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafirë të Huddersfieldit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në stadiumin Kirklees nga ora 15:00.
Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer synon fitoren pas tri ndeshjeve pa të, pasi tri pikë do ta mbanin në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, vendasit kanë rënë tashmë nga kategoria dhe do të luajnë pa asnjë synim ndaj Unitedit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.
Huddersfield: Lossl; Kongolo, Hogg, Bacuna, Mooy, Lowe, Grant, Mbenza, Pritchard, Schindler, Durm
Man Utd: De Gea; Young, Jones, Lindelof, Shaw; Matic, McTominay, Pogba; Mata, Alexis, Rashford.
/Telegrafi/


















































