Huawei prezanton edhe modelin Mate 9 Lite

Huawei ka lansuar linjën e re të pajisjeve Mate 9 së fundmi dhe tani ka shtuar një pajisje të re në linjë, Huawei Mate 9 Lite.
Huawei Mate 9 Lite vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç Full HD të rezolucionit 1920 x 1080 piksel, procesorin Kirin 655, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën e brendshme prej 32GB.
Versioni tjetër i pajisjes vjen me 4GB RAM memorie, hapësirë prej 64GB dhe dy kamerat në anën frontale dhe të pasme.
Në anën frontale të Huawei Mate 9 Lite kemi kamerën prej 8MP ndërsa në anën e pasme kemi dy kamera të integruara në një. Njëra prej kamerave dyshe ka 12MP ndërsa kamera e dytë ka 2MP.
Mate 9 Lite poashtu paketon sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve, sistemin operativ Android 6.0 dhe EMUI 4.1 dhe baterinë prej 3340 mAh.
Nga
Telegrafi
21/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































