LAJMI I FUNDIT:

HTC lanson modelin e ri One X9

HTC lanson modelin e ri One X9

HTC e ka zbuluar edhe zyrtarisht për modelin e saj më të ri HTC One X9. Siç edhe pritej, bëhet fjalë për një model që hyn në segmentin e telefonave mesatar me 1080p dhe trupin e plotë prej metali.

HTC One X9 nuk ka sensor për hapjen e telefonit me gisht, por megjithatë ky model sjell procesorin me 2.2GHz MediaTek X10 me 3GB RAM.

Memoria e brendshme ofron mundësi zgjerimi deri në 2TB përmes Micro SD, ndërkaq kapaciteti i telefonit është me 32GB, bashkë me baterinë me 3,000mAh.

Sipas faqes zyrtare të HTC-së, bateria e telefonit do të zgjasë për 15 orë në thirrjet e bëra përmes 3G -së, 10 për HD video, dhe 40 për muzikë.


Çmimi i HTC One X9 pritet të jetë deri në 370 dollarë.