LAJMI I FUNDIT:

HTC me dy modele të linjës Desire më 20 shtator

HTC me dy modele të linjës Desire më 20 shtator

HTC pritet të lansojë dy modele të reja të telefonave Desire në një ngjarje online të produkteve që do të mbahet më 20 shtator.

Modelet e reja, Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle pritet të vijnë me dizajn inovativ dhe funksione të reja.


Sipas Economic Daily News, tema kryesore e ngjarjes ku do të prezentohen telefonat do të jetë mprehtësia e tyre.

Desire 10 Pro do të sjell ekran prej 5.1 inç të rezolucionit me 2K, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, kamerën kryesore me 12 megapiksel dhe RAM memorien prej 4GB.

Desire 10 Lifestyle vjen me ekran prej 5.5 inç të rezolucionit  me 720p, procesorin Snapdragon 400, RAM memorie prej 2GB dhe hapësirën e brendshme prej 32GB.

Këto dy modele mund të mbështeten edhe nga teknologjia e senzorit të gishtërinjëve duke u bërë kështu të parët në linjën e produkteve të HTC që posedojnë këtë lloj sensori.