LAJMI I FUNDIT:

HTC do të vijë me One M10

HTC do të vijë me One M10

Kongresin Botëror Mobil 2016 është afruar. Ngjarja e madhe është e vendosur të mbahet në Barcelonë nga data 22 deri në 26 shkurt.

Vitin e kaluar, kompania tajvaneze HTC doli në skenë në Kongresin Botëror Mobil 2015 për të prezantuar modelin e saj HTC One M9, por duket se këtë vit mund të jetë pak më ndryshe.

Sipas një thashetheme të re, këtë vit HTC do të vijë me One M10, pasardhësin e modelit që e kishte prezantuar në Barcelonë. Telefoni pritet të paraqitet në treg gjatë muajit prill.

Telefoni pritet të sjellë një gjuhë krejtësisht të re të dizajnit që mund të jetë një nga arsyet për vonesën e këtij modeli që po përgatitet për treg.


Thashethemet sugjerojnë se HTC One M10 do të vijë me procesorin Snapdragon Qualcomm 820, si dhe kamerën prej 23MP për foto dhe video, dhe një bateri massive prej 3,000 mAh. (Telegrafi)