LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon ambasadorin e Kuvajtit, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Hoxhaj takon ambasadorin e Kuvajtit, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot për takim zyrtar ambasadorin e Kuvajtit, jo-rezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim.

Në këtë takim palët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kuvajtit, ndërsa ka thënë se kanë folur edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik.

“Diskutim i mirë me ambasadorin e Kuvajtit, jo-rezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim. Folëm për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe mënyrat për intensifikim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë në Facebook.