Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherit edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar komplet në vijë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij.
“Me luftën në Ukrainë, me luftën në Gaza, me një luftë të mundshme në Tajvan, është ka shpërbëhet rendi ndërkombëtar dhe zoti Kurti ka luftuar komplet, në vij të kundërt të trendëve ndërkombëtare, të ndryshimeve gjeopolitike dhe mbi të gjitha ka vendos që në emër të një politike që sa më shumë ta konsolidon pushtetin e tij të brendshëm duke përdorë veriun e Kosovës si një platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij”, tha Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës shtoi se sot situata e veriut të vendit i shërben për të qenë në pushtet Albin Kurti në Prishtinë dhe Aleksandër Vuçiqit në Serbi.
Hoxhaj theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk e ka përdorur situatën në veri të vendit për popullizëm politik.
“Ne kemi vepruar në raport me veriun e Kosovës, duke shpërbërë struktura paralele, duke luftuar krimin dhe krimin e organizuar në veri të vendit duke bërë çdo gjë që ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës në veri të vendit, duke integruar komunitetin serb. Ne asnjëherë nuk e kemi përdorë situatën e veriut të Kosovës për popullizëm politik. Kjo se çfarë po ndodh në veri të vendit nuk është në përputhje me interesin nacional të shtetit të Kosovës”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se “ajo çfarë ka ndodhur këto dy tri vitet e fundit në veri ka qenë një politikë e Serbisë, ku zoti Kurti ka rënë në kurthin e Aleksandar Vuçiqit”.
“Veriu i Kosovës është përdorur si platformë që perëndimi ta humb besimin në shtetin e Kosovës, që Kosova dhe Perëndimi të përçahen, që amerikanët dhe evropianët mos t’i besojnë Republikës së Kosovës, duke e përdorë veriun si platformë të luftës hibride që një gjë e tillë të ndodhë dhe sot aktualisht Qeverisë Kurti nuk i beson kush në Uashington në Berlin, në Paris, në Romë, në Londër, në Bruksel sikur se dëshmoi edhe vetë fakti i letrës të cilën e dërgoi Meloni, Scholz dhe Macron”, tha Hoxhaj.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Hoxhaj tha se draft-statuti është një autonomi e plotë politike, territoriale, religjioze që ka ardhur si pasojë e veprimeve në veri të vendit.
“Realiteti i cili është krijuar në veri të vendit, ka bërë që ndërmjetësi ndërkombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung, dhe Miroslav Lajçak ta gjuajnë një plan të draft-statuti të asociacionit, i cili është autonomi përtej asaj se çfarë është pranuar… Qeveria mund ta gjej një deklaratë që t’i ikë situatës sot. Por, ju do ta shihni që atë draft-statut e keni në tavolinë edhe në vitin 2025, 2026 dhe 2027 dëmin të cilin ia ka bërë në dialog kjo Qeveri Kosovës, është që së pari ne kemi pranuar një plan franko- gjerman një marrëveshje të Brukselit, pa ndryshua asnjë fjali të vetme”, tha Hoxhaj.
Ai tutje shtoi se autonomia e cila parashihet me Asociacionin me vetë menaxhimin që ka pranuar Kurti tregon se atë se çfarë ka ndodhur deri më tash nuk është në përputhje me interesin shtetëror të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Burgu i Shkupit ka funksionuar më shumë si subjekt turistik- hotelierik sesa si burg

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet