Zëvendës kryeministri, njëherësh anëtari i ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin, Muhamet Hajrullahu ka folur për takimin e parë që ka mbajtur sot ekipi negociator me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj tha se takimi i parë ka qenë me karakter konstituiv, si dhe në një frymë të mirë.
Ai tregoi se në takim kanë biseduar për projektin ligjin e dialogut, për hartimin e një platforme të përbashkët, si dhe të rregullores për punën e këtij delegacioni.
“Ka qenë takimi i parë me karakter konstituiv, i cili ka qenë i mirë. Dita e sotme është fuqizim i Kosovës dhe i të gjitha subjekteve që ishin në këtë takim. Mendoj që do ta kemi një pozicion shtetëror dhe të vetëm me një platformë. Duhet të marrim ide dhe sugjerime të ndryshme”, theksoi Hoxhaj.
Ai po ashtu foli edhe për rëndësinë e përfshirjes në ekipin negociator edhe të partive opozitare siç janë LDK-ja dhe VV-ja.
“Do të ishte në interes të vendit që çdo subjekt politik të ishin pjesë e dialogut. Por secilit i takon të deklarohet. do të ketë mbështetje ….Bashkësia ndërkombëtare nuk ka kohë pa fund për Kosovën”, ka thënë ai.
Hoxhaj tha se dialogu e ka një mbështetje solide në Kuvendin e Kosovës si dhe ftesa për përfshirje të partive opozitare është ende e hapur.
“Sa më të fortë të jemi në dialog aq më të fortë do të dalim në raport me Serbinë. Ftesa është e hapur, nëse VV dhe LDK do të dëshirojnë të bëhen pjesë e dialogut”, ka thënë ndër të tjera, zëvendës kryeministri, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025