LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Ferizaj së shpejti me zonë ekonomike

Hoxhaj: Ferizaj së shpejti me zonë ekonomike

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka vizituar sot Komunën e Ferizajt, me ç’rast ka zhvilluar takim me kryetarin e kësaj komune Agim Aliun.

Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar t’I përkrahë projektet e Komunës së Ferizajt, si një ndër qendrat më të mëdha në Kosovë.

Mirëpo, Hoxhaj tha se në qeveri janë të interesuar që të vendoset një balance i investimeve dhe projekteve nëpër të gjitha komunat e Kosovës, dhe jo të gjitha investimet të fokusohen vetëm në kryeqytet.


“Komuna e Ferizajt është komunë shembull që po I jep rëndësi investimeve në arsim dhe kulturë”, tha Hoxhaj, duke shtuar se kjo komunë së shpejti do të pajiset me Shtëpinë e Kulturës.

Hoxhaj theksoi se shumë shpejtë do të krijohet zona ekonomike e Ferizajt, si dhe do të organizohet një konferencë e investitorëve në këtë qytet me qëllim të promovimit të ambientit të të bërit biznes dhe tërheqjes së investimeve të reja. /Telegrafi/