Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj tha se ambasadorja Maryse Daviet ka qenë një mbështetëse e madhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në institucione multilaterale.
“Shembulli më interesant është anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, që pas OKB-së është organizata më e madhe në botë. Pa mbështetjen e zonjës ambasadore Daviet, ne e kemi pasur të pamundur që të jemi anëtar. Kështu që ajo është një mike e madhe e Kosovës, dhe edhe pse do të largohet, ajo përherë do të mbetet në mendjet tona”, theksoi ministri Hoxhaj, transmeton Telegrafi.
Ambasadorja Maryse Daviet nga ana e saj e falënderoi ministrin Hoxhaj, duke shtuar se Kosova është në rrugë të mirë drejt integrimeve evropiane dhe, gjithashtu, ajo tha se edhe pasardhësi i saj do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj integruese.
“Unë jam diplomate dhe nuk dua të lëshohem në çështje politike, por ju duhet ta doni flamurin tuaj dhe të vazhdoni të mburreni me sportistët tuaj si Majlinda Kelmendi dhe për arritjet e saj e po ashtu edhe përfaqësuesen e futbollit dhe duke e bërë Kosovën njëherësh multietnike dhe multikulturore”, tha ambasadorja Daviet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri