LAJMI I FUNDIT:

Hoxha pret në takim përfaqësuesen e UNDP, Maria Suokko, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Hoxha pret në takim përfaqësuesen e UNDP, Maria Suokko, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim Maria Suokko (Finlandë) të sapoemëruar si Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi marrëdhëniet shumë të mira në mes të Ministrisë dhe UNDP-së.

Në një njoftim për media, Hoxha vlerësoi lart punën dhe përvojën e Përfaqësueses së re të përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që nga viti 2000 e këndej, dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit me interes dhe synime të përbashkëta.

“UNDP ka luajtur rrol shumë madh në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, çmojmë lart angazhimin e kësaj organizate e cila është e fokusuar në prioritete me peshë dhe vlerë për qytetarët tanë, në veçanti fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore”, potencoi Ministrja Hoxha dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e prioriteteve të UNDP, për zhvillimin e të ardhmes sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko theksoi se e mori këtë detyrë në një moment shumë të rëndësishëm pasi zyra po shënon 20 vjetorin e bashkëpunimit të suksesshëm në Kosovë, dhe potencoi se do të ofroj bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Integrimit.

Ministrja Hoxha dhe Suokko, u dakorduan se mund të thellohet dhe fuqizohet bashkëpunimi për rrugën dhe synimet e zhvillimit të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës dhe shfaqen gatishmërinë për këtë bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori