LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në takim me homologun austriak, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

Hoxha në takim me homologun austriak, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

Në Vjenë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Ministrin e BE-së, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, Gernot Blümel me të cilin diskutoi për procesin integrues të Kosovës dhe në veçanti rëndësinë e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja pas plotësimit të të gjitha kritereve.

Hoxha theksoi se mbështetja e Austrisë është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe institucionet e saj.

“Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë se duam të zbatojmë reformat, MSA-në, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ne kemi nevojë për përkrahjen e procesit integrues si dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, por në veçanti kemi nevojë që BE të mbajë fjalën e dhënë e të mos mbajë të izoluar qytetaret tanë, ceku ministrja Hoxha duke kërkuar serish përkrahjen e Austrisë për procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.


Gernot Blümel, Ministër për BE-në, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, vuri në dukje përkrahjen e Austrisë për procesin integrues. Ai e rikonfirmoi përkushtimin e Austrisë për liberalizimin e vizave për kosovarët, zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor, ku Kosova trajtohet e barabartë me vendet tjera në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori