LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Berlin: Kosova ka nevojë për përkrahje në liberalizimin e vizave

Hoxha në Berlin: Kosova ka nevojë për përkrahje në liberalizimin e vizave

Me ftesë të anëtarëve të Parlamentit Gjerman, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Mëngjesin e lutjeve, ku ishin të pranishme edhe personalitete të shquara nga Gjermania dhe rreth 50 shtete të tjera nga të gjitha kontinentet.

Ministrja Hoxha në takime, ka cekur se “Kosova ka nevojë për vlerësim dhe përkrahje në liberalizimin e vizave, në veçanti pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në vlerën themelore të BE-së, lëvizjen e lirë, potencova në takime me personalitetet e shquara në këtë Mëngjes të lutjeve”.

Lidhur me pjesëmarrjen në këtë Mbledhje ndërkombëtare, Mëngjesin e lutjeve në Berlin, ministrja Hoxha e vlerësoi lart, duke theksuar se ishte rast edhe të bëhej diskutim me udhëheqës e diplomat të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe liberalizimin e vizave.


“Simbolika e Mëngjesit të lutjeve në Berlin, përtej temave në fokus, promovon pajtimin dhe paqen, në veçanti për të përkrahur njerëzit që janë në rrezik, si dhe të varfrit, të pafavorizuarit, të uriturit ose refugjatët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në dhjetëra takime me mysafirët e Konferencës ndërkombëtare, potencova të arriturat e Kosovës në procesin integrues, nevojën e njohjes dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare në veçanti për liberalizimin e vizave, pas plotësimit të të gjitha kushteve të parapara me udhërrëfyesin”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu, ministrja ka diskutuar me mysafirët e shquar të kësaj konference, duke potencuar se Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse, për më shumë se 7 vjet, ka punuar për arritjen e kushteve nga udhërrëfyesi.

Mëngjesi i Lutjeve, u kryesua nga deputetët e Parlamentit gjerman, Dr. Albert Weiler, Bernd Rützel dhe Steffen Bilger, ndërsa me fjalë rasti u prezantua edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë, me trajtimin e temës bosht: 30 vjet rënia e Murit të Berlinit nga një këndvështrim – Ecni me një dëshmitar bashkëkohor në Portën e Brandenburgut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori