LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Estoni, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministrja Hoxha në Estoni, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e punës së saj për lobim për liberalizimin e vizave, ku në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u prit në takim nga Raivo Küüt, Zv. Ministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit.

Sipas një njoftimi, ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkrahjen nga shtetet e Baltikut, në veçanti Estonisë, e cila, siç theksoi ajo, ka përkrahur vazhdimisht Kosovën në çështjet kyçe me interes për vendin. Ministrja Hoxha veçanërisht kërkoi votën dhe mbështetjen e Estonisë për liberalizimin e vizave duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për qytetarët tanë.

“Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, dhe pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kërkova nga vendi mik Estonia përkrahje të plotë në votimin e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për lëvizjen e lirë”, theksoi ministrja Hoxha duke cekur faktet e përmbushjes së kritereve për liberalizim dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës nga vendet mike por edhe pas rikonfirmimit nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni LIBE.


Z. Raivo Küüt, Zv. Ministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit në MPB të Estonisë, vuri në dukje se vendi i tij mirëpret përmbushjen e kritereve për liberalizim duke ofruar përkrahje për liberalizimin e vizave si dhe procesin integrues si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, ashtu siç Estonia votoi pro liberalizimit në Parlamentin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori