LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Belgjikë për të kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave

Hoxha në Belgjikë për të kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha gjatë  vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar zyrtarë të Belgjikës, të cilët kanë ndikim në procese me interes për vendin si dhe për liberalizimin e vizave.

Hoxha takoi sekretarin e shtetit për Azil dhe migracion, Theo Francken, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Pasi e njoha Francken me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, fokus i diskutimit ishte liberalizimi i vizave dhe kërkesa për mbështetjen e Belgjikës në te gjitha instancat e institucioneve përkatëse”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se të gjitha kushtet e vëna për Kosovën janë plotësuar, andaj edhe presin rekomandim pozitiv dhe përkrahje nga vendet mike si Belgjika.


Ministrja kryesisht u fokusua në njoftimin e Sekretarit të shtetit sa i përket gjendjes aktuale të migrimit të qytetarëve në Belgjikë, masat legjislative që ka marrë Kosova për të ndaluar migrimin ilegal dhe siguroi Sekretarin e shtetit se qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorin liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori