Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Qeverisë, të udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj, ka prezantuar gjendjen rreth zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, bazuar në të gjeturat e raportit të hartuar nga Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, gjatë tremujorit të dytë, theksoi Ministrja Hoxha, është arritur një shkallë e përgjithshme e zbatimit të Programit prej 24.33%, pasi që 18 nga 74 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 56 masave, ose 76.67%, akoma nuk kanë arritur të zbatohen. Përveç këtyre, 27 masa janë zbatuar para afateve të planifikuara. Deri në fund të tremujorit të dytë janë zbatuar gjithsej 68 masa, të cilat përbëjnë 12.78% të të gjitha masave të planifikuara.
“Programi për këtë vit, përmban 532 masa afatshkurta, prej të cilave 144, ose rreth 27% janë masa legjislative, ndërsa 388 masa, ose rreth 73% prej tyre, janë masa zbatuese”, theksoi Hoxha.
Ministrja Hoxha ka cekur se ku duhet bërë reforma që kërkojnë vëmendje në pjesën e mbetur të vitit si miratimin e ligjeve, miratimin e politikave dhe strategjive, reformat institucionale dhe ngritja e kapaciteteve, sipas sektorëve dhe institucioneve përgjegjëse.Po ashtu, Ministrja Hoxha ka paraqitur për miratim Projektligjin për ratifikimin e “Plotësim-ndryshimit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2015 në mes Kosovës dhe BE-së”, marrëveshje e nënshkruar më 13.7.2018. Projektligji u miratua në Qeveri dhe do të procedohet për aprovim në Kuvend.
“Marrëveshja financiare për IPA 2015, është ndryshuar nga kontrata e binjakëzimit siç parashihet në marrëveshjen origjinale me një grant me një departament qeveritar, organ publik ose organ përkatës të autorizuar të një departamenti qeveritar ose autoriteti publik të një shteti anëtar të BE-së (ose në partneritet, duke përfshirë një konsorcium të shteteve anëtare). Kjo bëhet me qëllim që të mundësohet realizimi më i suksesshëm i projektit në këtë formë, sikurse është identifikuar nga ana e Zyrës së BE-së në Kosovë si autoritet kontraktues. Të gjitha dispozitat e tjera të kësaj marrëveshjeje kanë mbetur siç kanë qenë”, ka theksuar Hoxha.
Ratifikimi në Kuvend i këtij projektligji, theksoi Ministrja Hoxha, do ta mundësonte hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe zbatimin e projektit të cilit i ka ndryshuar modaliteti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria fillon në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër