LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kemi pritur më shumë nga strategjia e zgjerimit të BE-së

Hoxha: Kemi pritur më shumë nga strategjia e zgjerimit  të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se ata kanë mirëpritur më shumë nga strategjia e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për vendet e Ballkanit, duke theksuar se integrimi i Kosovës në BE nuk ka tjetër alternativë.

Ajo këto komente i ka bërë një konferencë për media, ku ka thënë se Kosova duhet t’i kryej sa më parë që është e mundurar detyrat e përcaktuara nga BE-ja.

“Kemi pritur një gjuhë më konkrete. Fare pak ditë nga shënimi i dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe kemi vetëm dy vjet që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), ne me punën tonë do ta bindim BE-në që sa më shpejt të punojmë në kryerjen e detyrave, nuk do t’i lejojmë atyre argumente të vonohet ky proces”, ka shtuar Hoxha.


Sipas saj, për herë të parë kemi një gjuhë më të qartë të BE-së, e cila kërkon marrëveshje juridike të obligueshme për normalizimin të plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila gjë nënkupton njohje reciproke në mes dy shteteve.

“Ne duhet t’i përfundojmë obligimet ndërkombëtare, sepse ne duhet ta zëmë hapin që viti 2018 të jetë vit I lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

Sipas saj, nga agjenda evropiane ERA, nga 22 prioritetet, 21 nuk janë kryer, vetëm një është plotësuar. Kemi pritur një gjuhë më konkrete që Kosova t’i ketë hapat se ku duhet të shkojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori