LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Foto: Arkiv

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti.

Hovenier tha se ShBA-të e përkrahin Kosovën që të marrë vendin e saj të merituar në familjen e shteteve evropiane, por sipas tij, për këto arritje duhet përparim në dialog.

“Ne absolutisht e besojmë se ky është fati i Kosovës dhe do të mbështesim plotësisht dhe me entuziazëm avancimin e saj në institucionet evropiane si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe institucionet euroatlantike, si një marrëdhënie ndryshe me NATO-n dhe në fund, ne e shohim Kosovën anëtare të NATO-s”.


“Por, siç kemi folur më parë, për t’i arritur këto gjëra, duhet përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është rruga për të çuar përpara këtë qëllim. Dhe për këto gjëra me këtë qeveri nganjëherë kemi pasur disa dallime, jo për atë që duam të arrijmë, por për shkak të disa taktikave apo qasjes për t’u përpjekur për t’i arritur ato”, tha Hovenier në Rubikon të Klan Kosova.

Tutje, Hovenier tha se qeveria amerikane shqetësohet kur Qeveria e Kosovës zgjedh  të ndërmarrë veprime të njëanshme “në disa mënyra për vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet”.

“Kështu, qeveria amerikane ka dhënë disa deklarata se ne jemi të shqetësuar kur qeveria e Kosovës zgjedh të ndërmerr veprime të njëanshme në disa mënyra për të vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet, por megjithatë, në mënyra që besojmë do të duhej të bëheshin përmes koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare, përmes konsultimeve me komunitetet e prekura”.

“Pra, p.sh. e dini që ka disa muaj që kemi folur për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore. Ne nuk e kontestojmë autoritetin dhe përgjegjësinë e Bankës Qendrore për të qeverisur sektorin financiar në tërë territorin e Kosovës dhe natyrisht kjo përfshin edhe veriun e Kosovës, i cili është pjesë e territorit të Kosovës sovrane e të pavarur. Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri: është në veri të lumit Ibër”, tha Hovenier.

Në trend Lajme

Më shumë
“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati

“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati

Lajme
“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë

“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë

Lajme
U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Politikë
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori