LAJMI I FUNDIT:

Hovenier ngushëllon për Ismail Kadarenë: Kontributet e tij në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë

Hovenier ngushëllon për Ismail Kadarenë: Kontributet e tij në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngushëlluar për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare.

Hovenier ka bërë homazhe dhe shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.


“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.

Ndërsa të mërkurën iu dha lamtumira kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore, u nda nga jeta të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori