Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Kuvendit të Kosovës për papërgjegjësinë e LDK-së në dialogun me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sonte për televizionin publik ka kritikuar partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet.
“Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi, të mos pranojë të vijë në takime duke krijuar obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftë për pushtet, nuk po njohin tjetër argument për të ardhur në pushtet”, tha Veseli.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i deputetit të LDK-së, i cili ka akuzuar Veselin se si kryetar i Kuvendit ka dështuar të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit, pasi të gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e këndej, janë të hapura.
Hoti gjithashtu ka thënë se Veseli duhet të pranojë përgjegjësinë për dështimet që koalicioni PAN ia ka sjellë Kosovës gjatë këtij viti.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Z.Veseli nje dite e fyen e opozites, tjetren dite e lut per unitet, e nje here tjeter kacafytet me ndonje deputet.
Unifikimi arrihet me pranim te pergjegjesise qe secili kemi ne kapacitetet tona respektive: 1. Z.Veseli duhet i pari te pranoje pergjegjesine per deshtimet qe koalicioni PAN i ka sjell Kosoves gjate ketij viti. 2. Ai duhet te pranoje se koalicioni PAN nuk ka fuqi te qeverise ne menyre demokratike me Kosoven. 3. Ai duhet te pranoje se si Kryetar i Kuvendit ka deshtuar te mundesoje funksionimin normal te Kuvendit, pasi te gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e kendej, jane te hapura.
Ne vend se te pranoje keto pergjegjesi, ai beri pazar me buxhetin e shtetit per te siguruar votat per kalimin e buxhetit per 2019 ne lexim te pare. Nderkaq, leximin e dyte e shtyne ne vitin tjeter, duke krijuar veshtiresi ne ekzekutimin e shpenzimeve ne fillim te vitit qe vjen.
Ne po punojme te unifikojme skenen politike per te ndryshuar kete lloj te qeverisjes dhe ate e kemi arritur. Oozita e sotme eshte shume me e fuqishme se koalicioni PAN, si me numra ne Kuvend ashtu edhe me mbeshtetje qytetare. Qeverisja e ardhshme e kesaj opozite do te adresoje strukturalisht te gjitha demet qe koalicioni PAN i ka bere Kosoves ne vetem nje vit te qeverisjes.
Kosoves i duhet qeverisje qe punon per 20 vitet ardhshme, e jo politikane oportunist qe cdo veprim te tyre e peshojne ne raport me votat e mundshme ne zgjedhjet e ardhshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
ISHSSH nuk ka konstatuar mangësi në trajtimin e fëmijës në spitalin e Strugës
Mickoski: 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze