LAJMI I FUNDIT:

Hoti: S’ka dialog të mirëfilltë, pa u ngritur në nivel përfaqësimi PDK e LDK (Video)

Hoti: S’ka dialog të mirëfilltë, pa u ngritur në nivel përfaqësimi PDK e LDK (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se pozita e PDK-së në dialog sa i përket përfaqësimit është qesharake.

Hoti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e kupton pse nuk është Veton Surroi në dialog, pasi sipas tij ka vota sa disa parti.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë dialog pa u ngritur në pozicione LDK dhe PDK.


“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa u ngritur në nivelin e duhur në kuadër të dialogut,  PDK-ja dhe LDK-ja, sepse punët nuk mund të ndreqen me Serbi me periferi”.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se këto dy parti duhet të udhëheqin me dialogun edhe për arsye historike, por edhe për shkak të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka thënë mazhoranca qeverisëse duhet të bëj më shumë për të përfshirë LDK-në në bisedime.

Hoti: PDK qëndron fuqishëm për mbajtjen e taksës (Video)
Lexo po ashtu Hoti: PDK qëndron fuqishëm për mbajtjen e taksës (Video)

“Ti si mazhoranc je e obliguar të gjesh një gjuhë të përbashkët në raport me dialogun. Por gjuha e përbashkët do të gjendet në kohën dhe hapësirën e duhur”, deklaroi ndër të tjera Rexhep Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori