Në Komunën e Klinës, Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka dhuruar 246 sete librash nxënësve fitues të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik dhe asaj të Diturisë.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së këtyre shpërblimeve, Koordinatori Hoti foli për rëndësinë e librit dhe tha se nxënësit fitues e kanë mundësinë që të përfitojnë shumë nga ta. Prandaj, momentin e shpërndarjes së tyre ai e cilësoi të rëndësishëm për të dhe nxënësit.
“Ne sot kemi një kënaqësi të veçantë sepse jemi mbledhur këtu për shkak se ju nxënës të dashur na keni sjellur deri këtu me rezultatet dhe punën që e keni bërë. Ju jeni truri më i mirë, më i mençur dhe truri i ardhshëm i komunës së Klinës. Ju keni para jush këto libra të cilat nëse i lexoni, do të keni mundësi që të arrini gjërat më të mëdha në jetë. Vetëm përmes leximit ju do të arrini t’i realizoni të gjitha qëllimet në jetë. Mos harroni, nëse mendoni se si dëshironi që në jetë t’i arrini gjërat më të mira të mundshme, që ju realisht i doni e i keni në dorën tuaj, atëherë përmes leximit ju mund të arrini ta shihni veten atje ku ju e ëndërroni”, tha Hoti.
Ndërsa, Drejtori Komunal i Arsimit, Enver Gashi, uroi nxënësit për suksesin dhe e falënderoi Koordinatorin Hoti për organizimin e garave. Ai tha se “sot është një ditë e veçantë për ne, për shkollat tona dhe për nxënësit tonë sepse ata kanë arritur rezultate shumë të mira. Një falënderim i veçantë shkon për Koordinatorin Hoti për organizimin e garave në mënyrë profesionale. Andaj, në emër të DKA të gjithë nxënësve ua uroj këtë shpërblim”.
Komuna e Klinës ka gjithsej 1609 në të gjitha nivelet e të dyja garave. Në garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan ka gjithsej 576 fitues, ndërsa në garën Nacionale të Diturisë ka 1033 fitues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje