Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaron për KosovaPress, se Serbia ka shtuar disa paragrafë në dokumentin për të pagjeturit, i cili pretendohet të nënshkruhet nga palët në kuadër të dialogut të Brukselit.
E në këtë formë, ky draft është i papranueshëm thotë Hoti, sipas së cilit, Serbia po shton paragrafë të rinj me qëllim që të prolongojë këtë proces.
Muajin që shkoi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bëri të ditur se nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pranuar një draft të dokumentit, i cili synohet të nënshkruhet për çështjen e të pagjeturve.
Bislimi kishte deklaruar se dokumenti, për të cilin thuhej se mund të nënshkruhej gjatë muajit janar në Bruksel, nëse do të ketë takim të nivelit të lartë, do të shqyrtohet fillimisht nga Andin Hoti.
Lidhur me këtë, Hoti thotë se sa herë afrohet mundësia për nënshkrimin e një dokumenti për të pagjeturit, Serbia vendosë kërkesa të reja që janë të paarsyeshme.
Sipas tij, një dokument i tillë, me kërkesat e reja të Serbisë, e largon fokusin prej personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Drafti i dhjetorit që unë e kam parë, kanë shti një apo dy paragrafë të tjerë Serbia, e thash vetëm me prolongu këtë proces, që ka qenë shumë afër nënshkrimit, edhe pse e kanë lënë tash këtë problemin madhor që e kanë pasur ‘persona të zhdukur me forcë’, ai është aty tashmë ekziston aty, nuk merren me të por i kanë shtuar disa kërkesa të reja të panevojshme, të paarsyeshme, të pakuptueshme për një deklaratë të tillë..
Dhe unë natyrisht nuk i pranoj të tilla dhe besoj që nëse largohen ato uroj të nënshkruhet, nuk e di nëse do të nënshkruhet… (Paragrafët) janë të panevojshëm, janë jashtë realitetit me atë çka ka ndodhur në Kosovë, nuk preket realiteti në Kosovë dhe janë të paarsyeshëm që do të na fuste më një rrugë tjetër që e largon fokusin prej personave të zhdukur me forcë të luftës së fundit në Kosovë”, thotë ai.
Hoti bën të ditur se Kosova është e gatshme të nënshkruaj dokumentin por pa kërkesat e reja të Serbisë.
Ai thotë se kanë hartuar opinionin të cilin pret që ta shqyrtojë Lajçak apo të diskutohet në takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Hoti: Serbia po përpiqet të prolongojë procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur
“Nuk e di nëse do të nënshkruhet tani, pas asaj të gushtit Serbia për me prolongu këtë proces, me prolongu këtë deklaratë, ka qit kërkesa të reja, ka qit paragrafë të rinj, që për ne janë të papranueshme.
Unë në diskutim me zotin Bislimi, e kemi hartuar opinionin tonë që kërkesat e reja që kanë dalë pas asaj janë komplet të panevojshme dhe besoj që ato do të shqyrtohen nga zoti Lajçak ose në takimin e radhës kur do ta kenë, dhe nëse do të ketë tash në janar një takim në mes të kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, nëse do të nënshkruhet pa to, do të nënshkruhet, me to nuk besoj që do të nënshkruhet”, shton ai.
Një përpjekje për të nënshkruar një deklaratë për të pagjeturit ishte bërë edhe në gusht të vitit 2022, me ndërmjetësimin Bashkimit Evropian.
Serbia kishte shfaqur kundërshtim sa i përket termit “persona të zhdukur me forcë”, për të cilin pala kosovare nuk ka hequr dorë.
Kryetari i Komisionit për Personat e zhdukur, Andin Hoti thotë se ky term është i vetmi që bazohet në konventë ndërkombëtare të OKB-së dhe që e bën obliguese deklaratën edhe në anën juridike.
Gjithashtu, në deklaratë përfshihet paragrafi ku shtetet zotohen për hapjen e të gjitha dokumentacioneve që i kanë nga lufta e fundit në Kosovë, edhe ato të klasifikuara.
Hoti thotë se hapja e arkivave në Beograd, do të lehtësonte procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.
“Edhe në vitin 2022, edhe në vitin 2021 ne kemi pasur disa dëshmitarë që na kanë treguar për lokacione të ndryshme, ata kanë filluar edhe të largohet, për shkak të frikësimeve të ndryshme që po hasin prej Serbisë, po do të jetë goxha më sfiduese por çka mundet me lehtësu procesin dhe ne çka aludojmë që do lehtësojë në masë të madhe, nuk do ta përfundojë çështjen e personave të zhdukur, do ta lehtësojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, janë pikërisht dokumentet që i kam përmend më herët, arkivat në Beograd, arkivat shtetërore të ushtrisë dhe policisë serbe, ato që janë të klasifikuara dhe që ne nuk po arrijmë me i marr ende, Serbia nuk po i jep”, thotë ai.
Megjithatë, Serbia nuk duket e interesuar për ndonjë dakordim, marrë parasysh tensionet që i provokoi në veri të Kosovës kohët e fundit.
Prej 10 dhjetorit, disa grupe të serbëve në veri të vendit për 20 ditë kishin vendosur 14 barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë.
Gjithashtu barrikada ishin vendosur edhe pranë pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë.
Krejt ato zhvillime ndikojnë edhe në procesin e personave të pagjetur, thotë i biri i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hotit.
“Unë jam familjar përveç që jam kryetar i komisionit, dhe ne sikur po na kthehet viti 1999, sikur po e shohim edhe një herë luftën në Kosovë në vitin 1999, është i njëjti Vuçiq që ka qenë edhe në atë kohë bashkë me Millosheviqin.
Ne edhe pas 23 vitesh po vazhdojmë të kërkojmë eshtra, apo njerëzit në çfarëdo lloj forme, të zhdukur pikërisht nga këto forca, pas 23 vitesh, presidenti i Serbisë Vuçiq del dhe kërcënon prapë me futjen e ushtrisë serbe në Kosovë, me një formë thotë kemi me iu vra..
ne vazhdojmë me i kërku eshtrat para 23 vitesh, ai kërcënon me na vra prapë, natyrisht që ndikon, natyrisht që humb besueshmëria, kjo është indirekt, por edhe direkt ndikon sepse ne gjatë muajit dhjetor takimet e parapara që i kemi pasur me palën serbe nuk kemi mundur me i mbajt, mes grupeve punues”, thotë Hoti.
Kosova vazhdon t’i kërkojë edhe mbi 1600 persona të zhdukur me forcë nga policia e ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?