Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se Projektligji për Mbështetjen e Punëve Publike nuk e zgjedhë problemin e investimeve qeveritare.
Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ky Projektligj krijon pasiguri i cili çrregullon konkurrencën.
“Ky draft i ligjit nuk e zgjidh problemin e investimeve të ulëta kapitale të Qeverisë dhe komunave, të cilat investime janë në nivele rekord, më të ulëtat ndonjëherë. Projektligji është gabim nga fundi në krye, krijon pasiguri dhe e çrregullon konkurrencën. Pavarësisht këtij ligji, ky vit është i humbur pasi është tepër vonë për të pasur ndonjë ndikim në realizimin e investimeve brenda këtij viti. Përqindja e caktuar për kompensim të kostos së materialeve për shkak të rritjes së çmimeve është arbitrare. Projektligji ka edhe shumë defekte të tjera, të cilat do t’i bëjë të ditura në seancë”, shkruan Hoti.
Në fund, ish-kryeministri thotë se intervenimi ligjor për të zgjidhur këtë problem duhet të jetë i thjesht.
“Intervenimi ligjor për të zgjidhur këtë problem duhet të jetë i thjeshtë – përmes plotësimit me disa nene të ligjit të prokurimit publik për t’i përshtatur çmimet e materialeve ndërtimore në kontrata sipas çmimit të tyre në bursë. Ky intervenim duhet të vlej vetëm për kontratat ekzistuese, sepse kontratat e reja lidhen me çmime të reja. Çdo qasje tjetër krijon pasiguri dhe kaos në menaxhimin e kontratave publike”, përfundon ai.
Të hënën, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen e Punëve Publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës