LAJMI I FUNDIT:

Hoti: A po planifikon Veseli korrigjimin e kufirit?

Hoti: A po planifikon Veseli korrigjimin e kufirit?

Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar idenë e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë do të vendos populli i Kosovës përmes referendumit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.

Postimi i plotë i Hotit:


“Marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë. Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse.

Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti.

Veseli për” Der Standard”: Për marrëveshjen me Serbinë do të vendosë populli
Lexo po ashtu Veseli për” Der Standard”: Për marrëveshjen me Serbinë do të vendosë populli

Reagimi i Hotit vjen pas deklaratës së kreut të Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, i cili duke folur për marrëveshjen me Serbinë, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka thënë se “do të ketë marrëveshje me Serbinë, por për këtë do të organizohet një referendum. Qytetarët do të vendosin për këtë marrëveshje”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Lajme
Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Drejtësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori