LAJMI I FUNDIT:

Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave

Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave

“Faktorët ndërkombëtarë duhet të kushtëzojnë Serbinë t’i hapë arkivat e saj, arkivat e klasifikuara të Serbisë, urdhrat shtetërorë, kërkojmë ato që i ka bërë përmes policisë dhe ushtrisë së saj, që të na çojnë në informacione të sakta në zbardhjen e fatit të pagjeturve”, kështu ka deklaruar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka kërkuar nga akterët ndërkombëtarë që ta kushtëzojnë Serbinë që t’i hapë arkivat, në mundësi që Kosova të ketë mundësi të ketë informacione të sakta në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në RTV Dukagjini, Hoti ka thënë se ka insistuar që për çështjen e personave të pagjetur të ketë një nen të veçantë në aneksin e Marrëveshjes Bazë, në mes të Kosovës dhe Serbisë të dakorduar në Ohër.


“Më 27 shkurt në takimin në Bruksel, çështja e personave të zhdukur ka qenë në nenin 6, ka qenë insistimi im që në aneks të ketë afate kohore dhe të ketë nen të veçantë për fatin e të pagjeturve. Afatet kohore Serbia i ka refuzuar kategorikisht, unë nuk i besoj Serbisë, kam arsye të mjaftueshme të mos i besoj Serbisë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se Neni 6 thotë që të formohet një komitet i përbashkët dhe të monitorohet prej BE-së, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe se neni i fundit thotë se moszbatimi i këtij aneksi nga cilado palë do të ketë ndëshkime nga faktori ndërkombëtar.

“Faktori ndërkombëtar duhet ta kushtëzojë Serbinë t’i hapë arkivat e saj, arkivat e klasifikuara të Serbisë, urdhrat shtetërorë, kërkojmë ato që i ka bërë përmes policisë dhe ushtrisë së saj, që të na çojnë në informacione të sakta në zbardhjen e fatit të pagjeturve”, ka vijuar Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori