Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Vushtrri se njerëzit e LDK-së nuk janë frikacakë, sepse ata i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit.
“Dikush nga oponentët tanë politikë thotë se këta të LDK-së janë frikacakë. E vetmja gjë që i frikësohen njerëzit e LDK-së janë ligji dhe Zoti. Fitorja jonë do të jetë më e madhja që është arritur ndonjëherë në Kosovë. Ju ftoj të bisedoni me çdo qytetar, t’u tregojmë kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne. Lista jonë është përbërë me njerëzit më profesionalë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se më 11 qershor duhet të ndodhë një kthesë e madhe.
“Ose të shkojmë në BE, të luftojmë krimin e organizuar, ose të vendosim të qëndrojmë kështu siç kemi qenë deri tash. Unë po e shoh që disponimi për ndryshim është shumë i madh, prandaj duhet të punojmë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshirojnë qytetarët tanë. Jemi bërë të gjithë bashkë brezi i Republikës që ta çojmë vendin përpara, pasi që kemi bërë një plan të jashtëzakonshëm”, ka thënë kandidati për kryeministër.
“Ne nuk flasim për problemet e politikanëve, por për mënyrën se si t’i adresojmë problemet e qytetarëve, të të gjitha shtresave. Kemi takuar të rinjtë, gratë, bujqit, do t’i takojmë pensionistët e kështu me radhë.
Kudo që kemi qenë, kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme. Po e shoh një mobilizim, i cili nuk ka qenë i tillë ndoshta që nga shkuarja e Presidentit Rugova. Njerëzit e kanë parë që ndryshimi vjen vetëm me këtë koalicion të së djathtës”, ka thënë Hoti.
Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka thënë se Kosova meriton qeverisje të mirë, të pastër dhe me njerëz të pakorruptuar. “Këtë e ka dëshmuar qeverisja e LDK-së, e cila edhe përkundër sfidave të ndryshme, ka pasur rritje të mëdha, pa asnjë aferë korruptive dhe ka punuar vetëm në interes të qytetarit të Kosovës.
Meritat më të mëdha për këtë qeverisje i ka ministri aktual dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, profesor Avdullah Hoti”, ka thënë Gërguri.
Ai ka shtuar se nuk është e rastësishme që ata e kanë bërë koalicionin e natës, sepse ata kanë punuar veç në terr, prandaj ne duhet të mobilizohemi, të shkojmë derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe të punojmë për fitoren e madhe të 11 qershorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët